FITOTERAPIA – shërimi me anë të bimëve është metoda më e vjeter e shërimit të sëmundjeve.
Me përdorimin e bimëve njeriu vendos lidhjet e këputura me natyrën.
Historiku i shkurtë dhe përvojat e FITOTERAPISË
Fitoterapia (shërimi me anë të bimëve) bënë pjesë në metodën tradicionale popullore të shërimit. E vjetër sa edhe njeriu, ekzistojnë shumë gjetje të farave të bimëve shëruese rreth
shpellave dhe shtëpive të lashta.
Me zhvillimin e bashkësisë njerëzore dhe hyrjes në rrugë të civilizimit është zhvilluar shërimi me bimë, si formë kryesore e ndihmës medicinale gati në të gjitha hapsirat botërore. Kina, Egjipti, India, Greqia, Roma, Arabia – të gjitha këto kanë pas pasurin e tyre natyrore, nga të gjitha ato lulëzuan shkenca dhe mjekësia.
Kinezët janë popull me civilizim të lashtë që kanë lënë gjurmë të vjetra të shkruara për tretmanet terapeutike. Librat e tyre dhe shkrimet për Fitoterapi dhe Akupunkturë janë të vjetra
Greqia – me antikën e njohur dha kulminacionin, ka dhënë emra shkencor të njohut që janë aktuale me veprat e tyre edhe sot, e në mes tjerash, edhe emra të mjekëve të njohur: Hipokrati, prej pozitës së fitoterapisë veçanërisht i rëndësishem edhe Diskoridi.
Vepra e tij “Materja Medica” paraqet “librin e shenjtë” në botën e shërimit me bimë, sepse me shekuj ka pas autoritet të padiskutueshëm të vepres komplete dhe kualitative.
Romakët me gjithë shkatërrimin njihen për pushtues të mëdhenjë, ku formojnë edhe themelet e civilizimit të ri të shkencës dhe mjekësisë – e cila si pikëpamje më dominante të tij të shërimit e ka pas fitoterapinë.
Mjekësia e Romës jep emrin e Galenit – simbol i tashëm për Farmaci – Artistin e madhë të punimit të ilaqeve, e të njohurin shtetas të Romës dhe shkrimtarin Plin, i cili në pjesën (aktin)
“Historia e natyrës” në 37 libra ka dhënë në mes tjerash edhe përshkrimin e rreth 1000 bimëve.
Ramja e Mbretërisë së Romës e zgjoi Evropën – para se gjithash Perëndimore Atlantën. Krejt deri te depërtimi i Tatarëve, Arapëve dhe perandorisë Turke në hapësirat evropiane, mjekësia e
vetme ka qenë shërimi me anë të bimëve.
Arapët e njohin botën me shumë mëlmesa të rëndësishme dhe bimë shëruese: aloe vera, kafe, xhenxhefil, kanella, sena, shafran, biber, dhe i themelojnë procedurat: destilimet,
rikristalizimet, filtrimet. Botës I kanë dhënë shkencëtarë: kimistin Geberin, Mjekët Javan, Mezu, Abu Ali Ibn Simon- I cili me veprën e tij “Librat e Kanonit” në 5 libra, jep përshkrime të barnave bimore, Ibin Bajtaro – I cili u jep vepra të mrekullueshme medicinale baraz me të Diskoridit.
Ky shkrim është kontribut i thjeshtë në ndërgjegjësimin, edukimin, sesibilizimin dhe krijimin e hapsirës për shprehit e drejta të ushqyerit të shëndetëshëm me anë të Fitoterapisë, të cilat me knaqësi do ti pranojnë të gjithë, po ashtu mënyrave alternative të shërimit me anë të bimëve dhe stilit të shëndetëshëm të jetuarit që nuk i ka mohuar as përvoja shumë-shekullore.
Hulumtimet shkencore na japin mjaftë të dhëna rreth vlerave të ushqimit të shëndetëshëm me origjinë bimore dhe stilit të shëndetëshëm të jetuarit që ndikojnë në mundësit e jetëzgjatjes
Çdo gjë që mbijeton gjatë kohërave meriton rrespekt dhe paraqet shenjë të sigurtë që është drejtim që nuk duhet lëshuar, por që duhet vlerësuar avantazhet natyrale – Fitoterapeutike.
Njeriut i duhet harmonia me Natyrën dhe Universin, duket se njeriu i ka mohuar vetes diqka të tillë në decenjet e fundit, e ajo është lidhëshmëria me natyrën, kthimi në rrënjët e saj dhe
gjindshmëria e vendit të drejtë të njeriut në atë mjedis.
Jam e bindur se format plotësuese të trajtimit me anë të Fitoterapisë e kanë vendin në sistemin e Arsimit Publik të tanishëm dhe të ardhëshëm të kuadrove medicinale dhe me
bashkimin e të gjitha profilefe, ku filozofia e stilit të shëndetëshëm të ushqyerit dhe trajtimet alternative profesionale të shëndetëshme krijojnë kontributin e vërtetë, më real në përfitim të secilit individ dhe pacientit në nevojë.